zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në Shkodër.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale, N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Postime të lidhura