zoom

Aktualitet

Aksident rrugor në Kolonjë, dy persona përfundojnë në spital

Aksident rrugor në Kolonjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në aksin kombëtar Korçë–Ersekë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin e njohur si “Pishina e Selenicës”. Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ata kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura