Aplikacion
Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar mesditën e kësaj të diele në segmentin “Pushim Shoferi–Krutje”, në aksin Fier–Lushnjë. Një përplasje mes një automjeti dhe një motomjeti ka përfunduar tragjikisht për drejtuesin e motorit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti i ka ndërprerë rrugën motorit, duke shkaktuar aksidentin. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit, një 36-vjeçar me inicialet K. Gj., ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë më vonë në spital.
Policia bën me dije se drejtuesi i makinës, një 61-vjeçar me inicialet M. P., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Zoom.al