zoom

Aktualitet

Aksident i frikshëm në aksin Maliq-Gramsh, mjeti del nga rruga dhe bie disa metra poshtë

Aksident i frikshëm në aksin Maliq-Gramsh, mjeti del nga rruga dhe bie disa metra poshtë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Maliq–Gramsh, në dalje të fshatit Moglicë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti po transportonte një ekskavator në momentin e aksidentit.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër që ndodhej në të kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura