zoom

Të gjitha

“Baby Formula” me mungesë në Amerikë ?! / Emina Çunmulaj irritohet me qeverisjen e Joe Biden

“Baby Formula” me mungesë në Amerikë ?! / Emina Çunmulaj irritohet me qeverisjen e Joe Biden

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, duket se është e pakënaqur me situatën aktuale në Amerikë. Kjo pasi këto ditë, kontinenti amerikan po përballet me mungesë të “baby formula” , që në ShBA njihet si qumësht i parë, një ushqim i prodhuar dhe i projektuar për ushqyerjen e foshnjave.

Ajo bëri një reagim në rrjetin social Instagram, duke fajësuar për mungesën e këtij produkti në treg Shtëpnë e Bardhë, gjegjësisht kontinentin e udhëhequr nga presidenti aktual Joe Biden.

“Unë ndjehem e sëmurë në stomakun tim. Kjo është Amerika me presidentin të cilin unë nuk e kam votuar për të. Faleminderit për votimin, shijoni presidentin tuaj”, shkroi fillimisht modelja shqiptare. Çunmulaj thumboi edhe miliarderin Bill Gates, duke shtruar pyetjen se pse investimet e tij të fundit lidhen me këtë lëmi.

“Dhe pse Bill Gates është duke investuar në prodhimin e “baby formula”, shkroi Emina në InstaStory, duke e quajtur të turpshme atë se çfarë po ndodh.

Kështu modelja shqiptare la të kuptohet se nuk ka qenë një përkrahëse e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump  me të cilin edhe ka pasur rastin të takohet personalisht./L.K

/Zoom.al