Aplikacion
Ed Sheeran ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “2step”, videoklipi i së cilës është xhiruar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Në fillim të videoklipit, shfaqet një mesazh në të cilin sqarohet se xhirimet janë kryer pak para se të niste pushtimi rus, më 24 shkurt.
https://www.youtube.com/watch?v=vwNMwiWbiYc
Këngëtari dhe tekstshkruesi britanik ka thënë po ashtu në këtë mesazh se është ndier shumë mirë gjatë qëndrimit atje dhe se është pritur shumë ngrohtë.
Ai ka thënë po ashtu se e mbështet Ukrainën dhe se të ardhurat e mbledhura nga videoklipi në YouTube do të jepen për Ukrainën./L.K
/Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta