Aplikacion
Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Adele, ka zbuluar të gjitha të pathënat gjatë një interviste ekskluzive për Oprah Winfrey.
Adele është shprehur se ndihej “e turpëruar” nga divorci i saj, teksa mendonte se nuk e kishte repsektuar institucionin e martesës kur u nda nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, në vitin 2018.
Këngëtarja ka treguar për të gjithë fansat në të gjithë botën se “sulmet e tmerrshme të ankthit” pas divorcit e shtynë atë të niste aktivitetin fizik që e çoi në humbjen e 40 kg përgjat dy viteve.
Mësohet nga pamjet e publikuara në rrjet se intervista e këngëtares u regjistrua në të njëjtin kopësht me trëndafila në Kaliforni, ku Winfrey foli me Meghan Markle dhe Princin Harry në fillim të këtij viti.
Kjo ishte intervista e parë televizive për albumin e ri të Adele.
Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren! Shtyhet shqyrtimi i marrëveshjes me SHBA-në

