zoom

Lajme

6 mln dollarë për të hequr “non gratën”/ Berisha thyen heshtjen për kontratën e lobimit

6 mln dollarë për të hequr “non gratën”/ Berisha thyen heshtjen për kontratën e lobimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë publikisht kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në Shtetet e Bashkuara, e cila lidhet me çështjen e shpalljes së tij “non grata”.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se kontrata është bërë publike dhe ka qëllime të drejta, në mbështetje të Partisë Demokratike dhe në funksion të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Kontrata është për kauzat e drejta të PD, por jo vetëm. Ajo është për çdo shqiptar, sepse McGonigal do ta marrë me vete Ramën,” u shpreh Berisha, duke iu referuar ish-agjentit të FBI-së të përfshirë në një skandal me lidhje të dyshuara me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur për “urdhrin” që u kishte dhënë më herët demokratëve për të mos folur për këtë çështje, Berisha mohoi të ketë kërkuar heshtje. “Nuk ka asnjë urdhër për të mos u thënë shqiptarëve për kontratën. E vërteta e saj i ka djegur shumë Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij,” tha ai.

Berisha theksoi se ka katër muaj që paraqet programin e tij politik, ndryshe nga kryeministri Rama, të cilin e akuzoi se nuk ka asnjë program për qytetarët shqiptarë.

Postime të lidhura