Aplikacion
Analisti Arjan Curi ka komentuar në studion e emisionit Top Story kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh të nënshkruar nga Partia Demokratike, duke ngritur dyshime serioze mbi mënyrën si funksionon politika amerikane në raport me shpalljet “non grata”.
Sipas Curit, nëse kjo kontratë arrin të mundësojë një vizitë të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA ose të heqë juridikisht shpalljen “non grata” ndaj tij, atëherë, sipas tij, kjo do të tregonte se edhe vendosja e “non gratës” mund të ketë qenë e ndikuar nga paratë.
“Do vëmë një bast bashkë? Nëse këto 6 milionë dollarë, 250 mijë në muaj, do arrijnë të realizojnë një vizitë të Berishës në SHBA ose ta heqin non-gratën, atëherë i bie që edhe shpalljet janë ndikuar nga paratë. Ky lobim nuk më duket i pamoralshëm në vetvete”, u shpreh Curi.
Ai shtoi se pikëpyetja kryesore është nëse kjo shumë e madhe parash do të japë rezultat, apo nëse do të përfundojë si një shpenzim i kotë. “Nëse kjo shifër ia heq non gratën Berishës, i bie që SHBA është frikshmërisht e padrejtë që heq ose vendos njolla sipas parasë”, theksoi Curi.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit