zoom

Të gjitha

“Britain’s Got Talent” si film horror/ Fansat traumatizohen nga konkurenti

“Britain’s Got Talent” si film horror/ Fansat traumatizohen nga konkurenti

Publiku i “Britain’s Got Talent” mbetën të mbërthyer pas ekraneve të tyre pasi një burrë për pak u mbyt në emision. Programi hit i kanalit ITV në Angli, i la fansat të traumatizuar pasi eskapologu Andrew Basso doli në skenë për të kryer një akt të tmerrshëm.

36-vjeçari u përpoq të argëtonte fansat duke u ngjitur në një qeli torture uji, së cilës iu desh t’i shpëtonte duke hequr një bravë ndërsa ishte i lidhur me pranga dhe me kokë poshtë në kutinë e xhamit.

Ai iu tha gjyqtarëve të spektaklit: “Do të shpëtoj për dy minuta”. “Më gjatë dhe nuk mund të dal gjallë. Unë jam duke rrezikuar jetën time”, tha tutje Basso.

Alesha pyeti: “A është kjo pjesë e aktit”? Davidi u përgjigj: “Nuk e di”. Fansa të shumtë shprehën habinë e tyre në Twitter, me disa shkrime ku thonin se ata kishin mbetur të traumatizuar dhe të detyruar të mbanin një jastëk mbi fytyrën e tyre./L.K

/Zoom.al