Aplikacion
Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti Travis Barker u martuan sërish por këtë herë në një ceremoni martesore elegante italiane të rrethuar nga familjarë dhe miqtë e tyre më e ngushtë.

Zogjtë e dashuruar thanë “Pranoj” për herë të tretë në Castello Brown në Portofino, një kështjellë e shekullit të 15-të e kthyer në muze, të dielën, më 22 maj.

Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi Kourtney dhe burri i saj u martuan ligjërisht në një ceremoni private në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni, më 15 maj, ku morën pjesë vetëm babai i tij, Randy Barker, dhe gjyshja e Kourtney, Mary Jo “MJ” Campbell.

Familja Kardashian-Jenner mbërritën në Portofino, Itali, dhe u panë duke shëtitur nëpër fshat gjatë gjithë fundjavës, duke përfshirë një udhëtim në jahtin “Dolce & Gabbana” ndërsa përgatiteshin për dasmën e vitit.
https://www.youtube.com/watch?v=QYVY7lLOn4o
Miqtë e vjetër Stephanie Shepherd dhe Simon Huck u panë të pranishëm. Yjet, duke përfshirë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, si dhe shokun e grupit të Travis, Mark Hoppus dhe gruan e tij Skye Hoppus./L.K
/Zoom.al