zoom

Aktualitet

Zjarri në “Arlis Construction”, merren në pyetje 5 fëmijë! Dyshohet se hodhën mbeturina në vendin ku ra zjarri

Zjarri në “Arlis Construction”, merren në pyetje 5 fëmijë! Dyshohet se hodhën mbeturina në vendin ku ra zjarri

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët shfaqen në pamjet e kamerave të sigurisë duke hedhur mbeturina në një karrocë, e cila dyshohet se është edhe vatra nga ku shpërtheu zjarri që përfshiu një pallat shumëkatësh në kryeqytet.

Sipas burimeve, fëmijët e identifikuar janë banorë të kompleksit dhe janë pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve. Ata kanë deklaruar se nuk kanë vepruar me paramendim, duke shpjeguar se pranë karrocës ndodhej një vazo e djegshme dhe mbeturinat ishin hedhur aty, afër një kondicioneri.

Ndërkohë, prokurori i çështjes ka urdhëruar vijimin e veprimeve hetimore në vendngjarje, si dhe marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se akt-ekspertimi shkencor ende nuk ka përfunduar, ndërsa më herët policia ka arrestuar katër shtetas – Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna – të cilët dyshohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri.

Për katër të dyshuarit, Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.

Postime të lidhura