Aplikacion
Fushata dhjetëditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka nisur sot e do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 7 të mëngjesit, kur do të hapen qendrat e votimit.
Subjektet politike garuese kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do ta hapë fushatën me një tubim në Ferizaj, në Palestrën e Sporteve, që është paraparë të nisë në orën 19:30.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar takim me qytetarët në sheshin e qytetit të Ferizajt, duke filluar prej orës 20:00.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë aktivitetin elektoral në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar prej orës 18:00.
Ndërkaq, Aleanca do të hapë fushatën zgjedhore me simpatizantë të saj në Gjakovë prej orës 19:45.
Partia Socialdemokratike (PSD) të mërkurën me një aktivitet simbolik e ka bërë hapjen e fushatës.
Gjatë fushatës elektorale, që do të zgjasë 10 ditë, partitë do të kenë të drejtë t’i shpenzojnë 2 milionë e 92 mijë euro./Koha net
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin