Aplikacion
Menaxheri i pasurisë së Michael Jackson po padit një burrë i cili ishte fejuar me një nga motrat e tij për vjedhjen e sendeve nga shtëpia e këngëtarit pasi ai ndërroi jetë. Sipas dokumenteve ligjore, të siguruara nga ‘The Sun”, Jeffre Phillips thuhet se ishte fejuar me një nga motrat e Michael kur ky i fundit ndërroi jetë. Ai kishte qëndruar në shtëpinë e Jackson’s Carolwood për nëntë ditë dhe vendosi të merrte me vete sende personale dhe private kur të largohej.
Ai akuzohet se vodhi celularin e artistit, si dhe ato të fëmijëve të tij të vegjël, patentën e tij të shoferit, shishe me recetë që kishin ende pilula në to dhe rroba që i përkisnin Michael. Përveç kësaj, Jeffre mori shënime të shkruara me dorë, një çantë të mbushur me letra biznesi dhe shënime personale, si dhe sende më të shtrenjta, si kamera , kompjuter dhe hard disk. Në dokumenta thuhet se këto artikuj përmbanin “video dhe muzikë të shkruara dhe/ose të regjistruara nga Jackson, dhe ka të ngjarë shumë më tepër”.
Menaxheri tregoi se ata e zbuluan vjedhjen vetëm në vitin 2021 “kur një person e kontaktoi për të pyetur në lidhje me origjinën e disa sendeve të pronës personale të këngëtarit që Phillips ishte duke u përpjekur ti dërgonte për shitje në ankand.”/L.K
/Zoom.al