zoom

Lajme

Zbardhen dy kërkesat e Berishës për demokratët

Zbardhen dy kërkesat e Berishës për demokratët

Gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të Partia Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që të rrisin përfshirjen e tyre në forcimin e partisë në terren.

Ai theksoi se procesi i zgjedhjeve brenda degëve po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme të theksuara, por nënvizoi se prioritet mbetet zgjerimi i anëtarësisë.

Sipas Berishës, çdo deputet duhet të kontribuojë drejtpërdrejt në afrimin e anëtarëve të rinj, duke e cilësuar këtë si një nevojë thelbësore për të ardhmen e partisë.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe sfidat që, sipas tij, kanë ardhur si pasojë e politikave të ndjekura nga Edi Rama, duke theksuar se procesi i riorganizimit dhe “spastrimit etik” kërkon energji dhe angazhim maksimal.

Berisha u kërkoi deputetëve që të intensifikojnë punën në bazë dhe të mbështesin fuqizimin e strukturave lokale në të gjithë vendin.

“Kam dy kërkesa për ju deputet: në të gjithë degët e vendit po zhvillohen zgjedhjet, kanë ecur me normalitet, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësime të reja. Bëra edhe dje një mbledhje me drejtuesit politik. Secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrë serioze në anëtarësime të reja. Është jetike për PD ky proces.

Mos harroni që ne kemi një problem madhor, spastrimi etik për shkak të politikave të Edi Ramës, ndaj dhe dua t’i përparësoni, të kontribuoni me të gjithë mundësit tuaj për anëtarësime të reja”, u shpreh Berisha./ Zoom.al

Postime të lidhura