zoom

Të gjitha

Yjet e “Thor: Love and Thunder”, hapin premierën e filmit që pritet të korrë shumë sukses

Yjet e “Thor: Love and Thunder”, hapin premierën e filmit që pritet të korrë shumë sukses

Yjet e filmit më të ri të Marvel Studios, “Thor: Love and Thunder” kaluan në tapetin e kuq në Hollywood , në premierën botërore të filmit.Chris Hemsworth, Natalie Portman dhe Christian Bale u brohoritën nga mijëra fansa të rreshtuar përgjatë bulevardit  të  Hollywood, për të parë nga afër kalimin e  tyre .

Pjesa e fundit e Marvel Studios gjen heroin duke luftuar për të mposhtur vrasësin galaktik, Gorr the God Butcher, të luajtur nga Christian Bale.Është filmi i katërt artistik i Hemsworth si hero me çekiç, por ai thotë se do të qëndrojë në rol për aq kohë sa të mundet:

“Sa herë që luaj personazhin, ka qenë një gëzim. Dhe sa herë që më është kërkuar të kthehem, kam qenë po aq i emocionuar sa herën e parë që më kërkuan të luaja personazhin. Dhe më pëlqen”, tha ai për Reuters.

Natalie Portman ripërsërit rolin e saj si ish e dashura e Thor, Jane Foster, e cila nuk është parë plotësisht që nga “Thor: The Dark World” gati një dekadë më parë, përveç një paraqitjeje të shkurtër në Avengers: Endgame në 2019.

Për regjisorin, Taika Waititi, i cili gjithashtu bën zërin e Korg, qëllimi përfundimtar nuk është thjesht të bësh një film, por të argëtohesh edhe gjatë realizimit të tij:”Thor: Love and Thunder” është filmi i parë artistik i Thor në pesë vjet që nga “Thor: Ragnarok”. Do të shfaqet në kinematë në SHBA më 8 korrik./L.K

/Zoom.al