zoom

Të gjitha

Shakira, Kylie Minogue dhe Ricky Martin , shkëlqejnë në tapetin e kuq të “Cannes 2022”

Shakira, Kylie Minogue dhe Ricky Martin , shkëlqejnë në tapetin e kuq të “Cannes 2022”

Shakira, Kylie Minogue dhe Ricky Martin sollën fuqinë e yjeve të muzikës  në tapetin e kuq të Kanës mbrëmjen e së  mërkurës  ndërsa filmi biografik i Elvis Presly  shënoi  ditën e nëntë të premierës së festivalit.

Yjet e muzikës botërore  kishin zgjedhur të visheshin të gjithë me të zeza ,ku binte në sy, ylli kolumbian  Shakira , me  një bust të gjatë të shoqëruar me doreza të tejdukshme.

https://www.youtube.com/watch?v=YdpPI-X2Dbc

Grupi italian i rokut Maneskin, me këngëtarin kryesor Damiano David , erdhi gjithashtu në Palais des Festivals për premierën e filmit të Baz Luhrmann. Aktori në rolin e Elvis Presley, Austin Butler, mbërriti me të dashurën, modelen Kaia Gerber, e cila kishte veshur një fustan ngjyrë të kuqe flakë.

Aktorja Sharon Stone zgjodhi gjithashtu të përshtatej  me tapetin teksa kishte veshur një fustan  të kuq   të ndezur me gura.

Ish-modelet e Victoria’s Secret, Adriana Lima dhe Candice Swanepoel gjithashtu  ishin të pranishme. Festivali i filmit përfundon të shtunën  më 28- maj kur do të shpallet fituesi i Palmës së Artë./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura