zoom

Aktualitet

Vrau gruan në Greqi/ Reagon daja i autorit: Ka probleme të shëndetit mendor

Vrau gruan në Greqi/ Reagon daja i autorit: Ka probleme të shëndetit mendor

Familjarët e autorit të krimit të rëndë që tronditi qytetin e Volosit në Greqi kanë reaguar pas ngjarjes.

Daja i Pandeli Nakolecit, i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare, i ka bërë thirrje nipit që të dorëzohet në polici.

Në një intervistë për mediat, ai tha se familja e mori vesh lajmin e rëndë nga televizori dhe se nuk kanë dijeni për arsyet që e shtynë Pandeliun drejt këtij akti makabër.

“Të dorëzohet, atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq, aq kuptoi, aq bëri. Ne nuk dimë asgjë, vetëm lajmet nga mediat. Nëse nipi më sheh, unë i them që të dorëzohet dhe të tregojë për çfarë arsye e bëri, që të mos ulet koka e fëmijëve”, u shpreh daja i autorit.

Ai shtoi se Pandeliu kishte vuajtur prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor dhe në Shqipëri ishte i pajisur me kemp, pasi ishte kartelizuar si person me probleme psikiatrike.

“Po është e vërtetë, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Këtu në Shqipëri është i njohur, ka marrë kemp”, tha ai, duke nënvizuar se kjo mund të ketë ndikuar në sjelljen e nipit të tij.

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për arrestimin e 40-vjeçarit./ Zoom.al

Postime të lidhura