zoom

Aktualitet

Flet motra e shqiptares së vrarë në Greqi: Burri i saj nuk ishte i sëmurë, i dhunonte

Flet motra e shqiptares së vrarë në Greqi: Burri i saj nuk ishte i sëmurë, i dhunonte

Reagon për herë të parë motra e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci që u vra nga burri i saj në Greqi një ditë më parë.

Sipas raportimeve të djeshme, autori 40-vjeçar, Pandeli Nakoleci vuante nga probleme të shëndetit mendor, por motra e viktimës e ka mohuar diçka të tillë.

Ajo ka treguar se autori nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ushtronte prej kohësh dhunë psikologjike ndaj gruas dhe fëmijëve.

“Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por bënte çfarë i vinte për mbarë. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të. Motra ime e çoi te psikiatri, por gjithçka doli në rregull”, tha ajo.

Krimi ndodhi në pallatin ku çifti jetonte në rrugën “Konstanta”.

Pas një sherri që nisi brenda apartamentit, 40-vjeçari e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë, në prani të njërit prej katër fëmijëve të çiftit. Të tre fëmijët e tjerë ndodheshin brenda banesës./ Zoom.al

Postime të lidhura