Aplikacion
Është arrestuar nga policia greke 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci, i cili vrau me thikë gruan e tij në sy të vajzës.
Mediat grekeraportojnë se Nakoleci u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë.
Bëhet me dije se autori i ngjarjes së rëndë ishte fshehur në një parking. Një ditë më parë, pas një zënke mes tyre, 40-vjeçari e qëlloi me thikë për vdekje bashkëshorten, ndërsa më pas u largua menjëherë. Gruaja mori disa goditje me thikë, përfshirë në shpinë dhe qafë, duke humbur jetën në vend.
Shkak mendohet të ketë qenë xhelozia, pasi thuhet se Pandeliu kishte zbuluar një mesazh në telefonin e Marjolës, përmbajtja e të cilit nuk dihet.
Sipas mediave dhe fqinjëve, ai kishte probleme me përdorimin e drogës dhe shëndetin mendor. Në qershor 2025 kishte tentuar vetëvrasje dhe ishte shtruar për vlerësim psikiatrik.
Arratia e tij nga policia ka zgjatur vetëm 24 orë. Zoom.al/