Aplikacion
Dalin pamjet e para nga krimi i rëndë i ndodhur këtë të premte në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij me thikë.
Në vendin e ngjarjes kamerat kanë kapur një prej fëmijëve të çiftit, vajzën, që sheh nga afër çfarë ka mbetur pas, pas krimit të rëndë. Ajo dëgjohet duke qarë.
Një prej fëmijëve ka treguar se ka parë të gjithë skenën, momentin kur babai ka goditur me thikë nënën.
Sipas fëmijëve, ai ishte xheloz për të.
Pas ngjarjes, autori Pandeli Nakoleci u arratis, ndërsa Marjola Nakoleci humbi jetën për shkak të gjakderdhjes së brendshme./ Zoom.al