Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi, ku tre persona kanë humbur jetën në një vrasje të trefishtë të ndodhur në kryeqytetin Podgoricë.
Sipas raportimeve paraprake, krimi ka ndodhur në zonën e njohur si “Aeroporti i Vjetër”, brenda një banese të marrë me qira. Mes viktimave janë edhe dy vëllezër shqiptarë, të identifikuar si Denis Hoti, 28 vjeç dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç.
Autori i ngjarjes është Vehid Muric, nga Rozhaja, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se ai ka vrarë tre personat me të cilët punonte në një kantier ndërtimi, pas një konflikti të mëparshëm mes tyre.
Sipas të dhënave të para, ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës dhe dyshohet se është kryer me një armë të ftohtë. Pas krimit, autori është larguar drejt vendlindjes së tij, ku raportohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij./ Zoom.al