zoom

Aktualitet

Dalin fotot/ Kush janë dy vëllezërit shqiptarë të vrarë në Podgoricë

Dalin fotot/ Kush janë dy vëllezërit shqiptarë të vrarë në Podgoricë

Autoritetet në Podgoricë kanë intensifikuar kërkimet për kapjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin këtë të martë.

Në kërkim është shpallur Vehid Murić, një shtetas nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka vrarë tre persona në një apartament me qira ku qëndronte së bashku me ta.

Sipas hetimeve paraprake, viktimat ishin bashkëpunëtorë të tij në një kantier ndërtimi.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa dyshohet se krimi është kryer me një armë të ftohtë, pas konflikteve personale mes autorit dhe viktimave.

Mes të vrarëve ndodhen edhe dy vëllezër shqiptarë, Denis Hoti, 28 vjeç dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç.

Pas krimit, i dyshuari besohet se është larguar nga Podgoricë drejt vendlindjes së tij në Rozhajë. Burime hetimore bëjnë me dije se ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij pasi është kthyer në banesën familjare.

Postime të lidhura