Aplikacion
Forcat e policisë malazeze kanë zhvilluar një operacion në qendër të Podgoricës, ku është rrethuar një banesë që i përket biznesmenit Aco Gjukanoviç.
Sipas mediave lokale, kontrolli lidhet me verifikimin e pronave në pronësi të Gjukanoviç, i cili është vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit afatgjatë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Operacioni u shoqërua me masa sigurie, ndërsa një segment rruge u bllokua përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për arsyet konkrete të bastisjes apo për ndonjë procedim penal, ndërsa hetimet ndodhen në fazë paraprake./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari


