zoom

Slider

VIDEO | Sylvinho thotë se Broja nuk luan, por sulmuesi shfaqet me Luizin dhe thotë se është gati…

VIDEO | Sylvinho thotë se Broja nuk luan, por sulmuesi shfaqet me Luizin dhe thotë se është gati…

Armando Broja shpresonte të ishte në fushë kundër Çekisë dhe të bënte atë që ai di më mirë, të tundi rrjetën.

Por fati i tij i keq është se nuk do të jetë i gatshëm kundër çekëve për shkak dëmtimi.

Trajneri Sylvinho deklaroi në konferencën për shtyp se Broja nuk ia doli dot.

Këngëtari Luiz Ejlli, duke tentuar të bëjë gazetarin sportiv, ka bërë një video selfie me sulmuesin e Chelsea-t, ku Broja thotë se ai do të jetë në fushë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Për fat të keq, Broja nuk ia del, ka një dëmtim. Doktori ka qenë në kontakt me Chelsea-n, kanë folur bashkë dhe më vjen keq, por futbollisti nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull”, tha ndër të tjera Sylvinho. /zoom.al/