zoom

In Zoom

VIDEO/ Sa kulla ka Tirana? Qytetari nxjerr bllof Erion Veliajn


Premtimi më i madh që Erion Veliaj i dha elektoratit të tij kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, ishte mbrojtja e qytetit nga lejet abuzuese për ndërtime dhe betoni me tepri, por mjafton një vështrim me sy të lirë për të kuptuar që e vërteta është katërcipërisht ndryshe.

Pavarësisht se është e qartë si dielli, kryebashkiaku e ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh përballë kritikave të vazhdueshme, duke i kthyer shumë zona në të gjithë Tiranën, në kantierë të zhurmshëm dhe të rrëmujshëm ndërtimi.

Sot arteriet kryesore në qytet gëlojnë nga kamionët e rëndë ku marrin jetë projekt-zbatimet e reja, nga ku do të mbijnë shumë shpejt “qiellgërvishtësat”.

Megjithatë kjo panoramë e zymtë, nuk e ka bërë Veliajn që të ndryshojë retorikën propagandistike. Vetëm pak ditë më parë ai ka pohuar në një video të publikuar në rrjete sociale, se në Tiranë, ka vetëm 20 godina me më shumë se 12 kate.

E vërteta e thjeshtë dhe shumë e verifikueshme është se objekte mbi 12 kate, janë vetëm 20”, thotë Veliaj.

Si për ironi, një qytetar ka vendosur që të ndjekë këshillën e kryetarit të bashkisë dhe të “verifikojë” gënjeshtrën e Veliajt.

Ai ka dalë në terren duke filmuar dhe fotografuar kullat që duken me sy të lirë që janë më shumë se 12 kate, duke numëruar plot 30 të tilla, një numër ky i mjaftueshëm për të kuptuar se Veliaj gënjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Videoja e publikuar nga qytetari, nuk bën gjë tjetër veçse provon edhe njëherë se në realitetin politik shqiptar, politikanët nuk frikësohen të gënjejnë edhe për gjëra që siç e thotë edhe vetë Veliaj, “janë lehtësisht të verifikueshme”.

Ndërtimet në Tiranë, vijojnë të rriten me hapa galopantë duke gllabëruar çdo pëllëmbë tokë në këtë qytet.

Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa kjo industri konsiderohet si një nga motorët e pastrimit të parave të pista në vend. /zoom.al