zoom

Të gjitha

(VIDEO) “Po hidhni gruan time…”/ Çfarë ndodhi me Ton Hanks në New York ?!

(VIDEO) “Po hidhni gruan time…”/ Çfarë ndodhi me Ton Hanks në New York ?!

Tom Hanks u shndërrua nga aktor në një turprojë kur një grup fansash të çmendur iu afruan gruas së tij, Rita Wilson. Aktori fitues i Oscar-it u nervozua kur personat në fjalë për pak sa nuk e rrëzuan Wilson, e cila përfundoi duke u penguar.

-“Ndaloni!” -bërtiti Wilson. -“Gruaja ime? Kthehuni pas! Po hidhni gruan time?!”- u bërtiti Hanks më pas përpara se çifti të hipte në një makinë që i priste.

Më pas u dëgjua një fans duke u kërkuar falje. Ylli i “Forrest Gump” ka qenë në një turne për të promovuar filmin e tij të ardhshëm me regji të Baz Luhrmann, “Elvis”, për disa javë. Në fillim të këtij muaji, ai mori pjesë në një shfaqje në Australi, së bashku me aktorin kryesor, Austin Butler.

Wilson dhe Hanks janë të martuar prej 34 vitesh. Ata u takuan në vitin 1981 në xhirimet e “Bosom Buddies”, një sitcom që u shfaq nga 1980 deri në 1982. Në atë kohë, Hanks ishte ende i martuar me gruan e tij të parë. Tom dhe Wilson kanë dy djemë: aktorin dhe reperin Chet Hanks, 31 vjeç dhe Truman Hanks, 26 vjeç./L.K

/Zoom.al