Aplikacion
Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku një 31-vjeçar humbi jetën pas një konflikti me mjete prerëse, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët e tij. Viktima, Egli Pashollari, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa reagimet e të afërmve në rrjetet sociale kanë prekur thellë opinionin publik.
Më e ndjera duket motra e tij, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e saj të madhe për humbjen e vëllait. Ajo ka publikuar një foto të tij të shoqëruar me fjalë rrëqethëse:
@edisa_mua Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im 🤍 Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time🤍 See you soon… #rip #foreverinmyheart #💔 #🕊️ #bro ♬ оригинальный звук – TronEx
“Qofsh i parajsës o engjëll”, shkruan ajo, duke e shoqëruar me emoji që shprehin trishtim të thellë.
Në një tjetër reagim, ajo shton:
“Egli, shpirti i motrës, na copëtove zemrën…”, një mesazh që pasqyron dhimbjen e familjes për humbjen e parakohshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku sipas të dhënave paraprake, 31-vjeçari është përfshirë në një konflikt me disa persona. Gjatë përplasjes, ai është goditur me mjet prerës dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë dhe transportimit drejt spitalit, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka bërë të ditur se konflikti dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta, ndërsa autorët e dyshuar janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, reagimi i motrës së viktimës ka prekur mijëra ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen në këtë moment të vështirë. Dhimbja për humbjen e një të riu në rrethana të tilla mbetet e madhe, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht dinamikën e ngjarjes.