Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së premtes në Tiranë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë gjatë një konflikti mes disa të rinjve.
Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, i cili u plagos për vdekje në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, shumë pranë Komisariatit nr. 2 të Policisë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku palët janë konfliktuar fillimisht në ambientet e një lokali dhe më pas janë përdorur armët e ftohta.
Dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende e paqartë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e rrethanave.
Ndërkohë, raportohet se Egli Pashollari ka qenë punonjës i sistemit penitenciar në vitin 2020. Në atë periudhë, ai ishte përfshirë në një çështje hetimore, ku akuzohej se kishte tentuar të fuste alkool në burg për të dënuarin e njohur Emiljano Shullazi.
Prokurori Ervin Karanxha vendosi të pushojë hetimet për punonjësin e burgut “313”, Egli Pashollarin.
Në një vendim që mban datën 16 janar, Karanxha argumentonte se Pashollari nuk kishte kryer vepër penale, pasi pijet alkoolike nuk janë të dëmshme për shëndetitin.
Pashollari tentoi që pijet alkoolike t’i fuste në dhon e Shullazit natën e Vitit të Ri, por u kapu nga kontrollorët, ku më pas, për rastin në fjalë u bë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës./ Zoom.al