zoom

Aktualitet

Tjetër ngjarje në Tiranë, qëllohet me armë zjarri 34-vjeçari (EMRI)

Tjetër ngjarje në Tiranë, qëllohet me armë zjarri 34-vjeçari (EMRI)

Pasditen e sotme në Tiranë u regjistruan dy ngjarje kriminale të njëpasnjëshme.

Veç vrasjes me thikë që ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku humbi jetën Egli Pashollari, në rrugën e Kavajës u raportua për një plagosje me armë zjarri.

Sipas policisë, pas një konflikti, është qëlluar me armë ndaj shtetasi Ail Koxhaxhiku, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij.

Ndërkaq, grupi hetimor vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura