zoom

Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, zbardhen detaje

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, pranë kompleksit Delijorgji.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie dhe konsiderohet nga hetuesit si krim pasioni.

I plagosuri është identifikuar si Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, i cili më pas ka përdorur armë zjarri duke e lënë të plagosur.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autori i dyshuar është Besjan Ferazini, i cili ka pasur më herët një lidhje romatike me të fejuarën e 34-vjeçarit. Konflikti mes tyre dyshohet se ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Autori është shpallur në kërkim nga policia./ Zoom.al

Postime të lidhura