Aplikacion
Egli Pashollari, 32 vjeç, u vra me thikë pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, brenda një lokali, ku Pashollari u godit me mjet prerës nga një person tjetër, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive banale.
Egli Pashollari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është identifikuar nga policia, që është vënë në kërkim të tij./ Zoom.al




