zoom

Aktualitet

DETAJE/ U godit sapo zbriti nga makina, si u vra Egli Pashollari në Tiranë

DETAJE/ U godit sapo zbriti nga makina, si u vra Egli Pashollari në Tiranë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, Egli Pashollari është sulmuar sapo ka zbritur nga automjeti i tij në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Dyshohet se konflikti ka nisur pasi i riu ka ngacmuar motrën e dy vëllezërve, të cilët më pas e kanë sulmuar së bashku me të.

Gjatë përleshjes fizike, njëri prej autorëve, i identifikuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur viktimën me thikë në shpinë. Të pranishmit në vendngjarje i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit, por 31-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës./ Zoom.al

Postime të lidhura