zoom

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Salianji del nga burgu, pritet me duartrokitje dhe brohorima: Berisha, Berisha…

VIDEO/ Momenti kur Salianji del nga burgu, pritet me duartrokitje dhe brohorima: Berisha, Berisha…

-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë sot ambientet e burgut të Fierit, pas një qëndrimi prej më shumë se 9 muajsh në vuajtje dënimi.

Vendimi për lirimin e tij u mor nga Gjykata e Fierit. Në momentin e daljes nga burgu, Salianji u prit nga deputeti Luan Baçi si dhe nga eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike.

Kur e panë që po dilte, mbështetësit shpërthyen në duartrokitje dhe brohorima: “Berisha, Berisha”, “Drejtësia fitoi”.

Në një prononcim për mediat, Salianji deklaroi se burgosja e tij ishte e motivuar politikisht dhe se do të ndjekë çështjen për të kërkuar drejtësi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Kam qenë dhe jam i pafajshëm. Ky ishte një vendim politik. Do ta ndjek këtë çështje deri në fund, për të fituar pafajësinë në Strasburg”, u shpreh Salianji./ Zoom.al

Postime të lidhura