Aplikacion
Ish-eputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për dënimin e tij, duke e cilësuar atë si një veprim politik për ta ndëshkuar për denoncimet e bëra kundër qeverisë.
Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se ky është rasti i parë në 34 vite ku një individ dënohet për një denoncim publik dhe jo për akuza si korrupsion apo vjedhje.
“Është një sakrificë e bërë nga ana ime në dobi të interesit publik. Nuk kam pasur akuzë as për korrupsion e as për vjedhje, por kam pasur qëllim të rrëzoj qeverinë dhe ia kam dalë në zonat ku kam qenë përfaqësues i PD-së. Duhej të izolohesha para zgjedhjeve”, u shpreh Salianji.
Në fund të deklaratës, Salianji u shpreh se ndonëse burgu nuk i urohet askujt, ai e ka pranuar këtë si kosto të angazhimit të tij publik dhe si një formë qëndrese ndaj padrejtësisë./ Zoom.al