zoom

Lajme

Berisha: Fatmir Xhafa, subjekt i ligjit Antimafia

Berisha: Fatmir Xhafa, subjekt i ligjit Antimafia

Duke komentuar daljen e Ervin Salianjit nga burgu, Sali Berisha ka akuzuar Fatmir Xhafajn, si objekt të ligjit Antimafia dhe se i dorëzoi drejtësisë vëllain e tij, që të shmangte sekuestron e pasurive.

Berisha thotë se nga gjykata i kërkoi Salianjit të “garantonte” se nuk do ta ekzekutojë Fatmir Xhafën, apo vëllain e tij Geron.

“Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë, pas ndryshimeve gjykohen nga SPAK, por pasiguria e Xhafës që është një mafioz dhe ndihet i kërcënar nga Salianji dhe faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit se e mori dhe e përcolli brenda 24 orëve në Vlorë, por ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia. Të mos mendojë kush se çështja Salianji mbyllet, sa ka filluar. Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur, një gjykatës që s’ka ligj e as moral ia shtyu vendimin nga data 20 e ca maj, dhe një muaj dhe a e dini se çfarë i kërkonin? I kërkonin të deklarojë se nuk do të vrasë Fatmir Xhafën apo Geron Xhafën. Ky ishte i burgosur politik dhe gjykatësi i thoshte më thuaj se nuk do ta vraësësh. E merrni vesh se çfarë rrace janë këta. Ajo çështje është vetëm fillimi, do të shkojë në Strasburg e kudo dhe asgjë s’i shpëton nga akti antikushtetues i shëmtuar ndaj tij.”, shtoi Berisha.

Postime të lidhura