zoom

Aktualitet

Salianji del nga qelia: Nuk ia uroj as hasmit

Salianji del nga qelia: Nuk ia uroj as hasmit

Pas vendimit të gjykatës për ta liruar me kusht, Ervin Salianji la rreth orës 15:30 ambientet e burgut të Fierit.

Ai doli nga qelia dhe dha një koment të shkurtër për mediat. Salianji zbuloi se ndalesa e parë do të jetë në një zonë zgjedhore.

“Është betejë e fituar, por do të vijojë më tej në Strasburg.

Që tani do shkoj të falenderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD. Te ata që me rezistencë, burrëri, besnikëri, ia dalin të fitojnë. Do të nis takimet që nga ky moment.

Do të bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia dhe do e dërgoj betejën në Strasburg. Do të kemi kohë të qëndrojmë më gjatë.

Në burg, e dini që thuhet burgu nuk i urohet as hasmit. Sot, kam një program, tjetër, e ndjej më shumë nën lëkurë padrejtësinë”, tha Salianji./ Zoom.al

Postime të lidhura