zoom

Aktualitet

FOTO-LAJM/ Ilir Vrenozi puth Salianjin: Doli tigri!

FOTO-LAJM/ Ilir Vrenozi puth Salianjin: Doli tigri!

Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike pritën sot jashtë burgut të Fierit ish-deputetin Ervin Salianji, i cili la qelinë pas 9 muajsh vuajtje dënimi. Ai u lirua pas një vendimi të Gjykatës së Fierit.

Momenti i daljes së tij nga burgu u shoqërua me duartrokitje dhe brohorima nga demokratët e pranishëm. Ndër më entuziastët ishte Ilir Vrenozi, i njohur për mbështetjen e tij publike ndaj PD-së, i cili përqafoi dhe puthi në faqe Salianjin, duke thirrur: “Doli tigri!”

Pas një përshëndetjeje të shkurtër me mbështetësit, Salianji mbajti një deklaratë për mediat ku theksoi se burgosja e tij ishte një vendim politik. Ai u zotua se do të vijojë betejën ligjore në Gjykatën e Strasburgut për të fituar pafajësinë./ Zoom.al

Postime të lidhura