Aplikacion
Tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale, Ervin Salianji është liruar nga qelia.
Vendimi u dha sot në gjykatën e Fierit, ku trupa gjykuese vendosi në favor të lirimit me kusht të ish-deputetit të PD, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv ndërsa edhe prokuroria dha dakordësinë. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë ish-deputeti.
Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.



