Aplikacion
Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika është një prej disa personazheve që kanë treguar mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion veliajn gjatë seancës së sotme gjyqësore.
Në ambjentet e Gjykatës Administrative, Ndrenika iu afrua Veliajt, e puthi në ballë dhe e bëri të buzëqeshte kuri tha: “Ç’të ka mbetur, vij e bëj unë”, referuar kohës së mbetur në qeli
Po ashtu në seancë merr pjesë aktori i njohur i humorit, Gazment Paja, këngëtari Ardit Çuni dhe aktorja e ish-banorja e Big Brother Vip, Arjola Demiri.
Personazhet e pranishëm në sallë kanë qenë shpesh pjesë e jetës kulturore të Tiranës, në aktivitet e organizuara nga Bashkia dhe vizita e sotme, duket si një “qokë” e tyre për kryebashkiakun, aq sa edhe miqësi.

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit