zoom

Të gjitha

VIDEO/ Ironia e fatit, kur Arben Ahmetaj premtonte publikisht: Do tallim b*then

VIDEO/ Ironia e fatit, kur Arben Ahmetaj premtonte publikisht: Do tallim b*then

Ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj padyshim është në vëmendjen e opinionin publik, pasi Kuvendi i hoqi imunitetit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij për aferën e Inceneratorëve dhe për korrupsion.

Ahmetaj i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se e gjitha është sulm politik ndaj tij dhe se ai nuk ka lidhje me aferën që i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 800 milionë eurosh.

Ditët e fundit në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e Ahmetaj, ku ky i fundit gjatë fushatës së vitit 2013, së bashku me disa kolegë socialistë, përballë gazetarëve dhe duke komunikuar me ish-deputetin Anastas Angjeli tha se ata do të tallnin b*thën.

Por duket se e gjitha i është kthyer në bumerang, ish numrit 2 të qeverisë Rama, i cili duket se do të ketë një përballje të gjatë me drejtësisë shqiptare, edhe pse për momentin ai ndodhet jashtë vendit tonë.