zoom

Slider

VIDEO | Interi cinik, fitues dhe dominues në derbi, shkatërron Milanin

VIDEO | Interi cinik, fitues dhe dominues në derbi, shkatërron Milanin

Inter dominoi Derbin “Madonnina” duke mposhtur Milanin 5-1 në ditën e katërt të Serie A.

Në stadiumin San Siro, skuadra e Simone Inzaghit fitoi derbin e pestë radhazi në vitin 2023 duke goditur keqzi kuqezinjtë.

Në minutën e 5-të ishte Mkhitaryan, që befasoi “Djallin”.

Para pushimit Thuram shënoi me një gjuajtje me këmbën e djathtë në këndin e sipërm për të dyfishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, Milani rihapi lojën në minutën e 57-të me një blic të Leaos, por në përmbytjen e Milanit, Interi mundi të shpëtojë sërish me gjuajtjen e Mkhitaryan (69′) dhe më pas me penalltinë e Calhanoglu dhe golin e parë në sulmin e Frattesit.

Interi është i pari në Serie A me pikë të plota (12 pikë), Milan pëson humbjen e parë. /zoom.al/