Aplikacion
Një rast i rëndë dhune është raportuar në një shkollë në Prishtinë, ku një mësues dyshohet se ka ushtruar forcë fizike ndaj një nxënësi brenda ambienteve të institucionit arsimor “Pavarësia”.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes mes tyre. Në video duket mësuesi duke e goditur nxënësin, ndërsa i mituri reagon duke iu kundërpërgjigjur.
Autoritetet kanë ndërhyrë pas publikimit të pamjeve. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, bëri të ditur se ndaj mësuesit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vijim për sqarimin e plotë të rrethanave./ Zoom.al