Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku dy mjekë kirurgë janë përplasur fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur më 26 janar 2026 në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, sipas raportimeve të mediave lokale.
Pamjet e shpërndara tregojnë momentin kur të dy profesionistët e shëndetësisë godasin njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, duke krijuar një situatë të tensionuar që kërkoi ndërhyrjen e personelit tjetër për t’i ndarë.
Sipas raportimeve, sherri ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth trajtimit të një pacienti.
Reagimi i drejtuesve të QKUK ka qenë i menjëhershëm. Drejtori i Klinikës, Sejdi Statovci, ka pezulluar për gjashtë muaj të dy kirurgët dhe ka denoncuar rastin në polici, e cila ka hapur hetimet për dhunë fizike. Policia e Prishtinës njoftoi se rasti është regjistruar si sulm dhe se hetimet janë në vazhdim për sqarimin e të gjitha rrethanave./ Zoom.al