Aplikacion
Një episod dhune në familje është regjistruar në qytetin e Fierit. Babai dhe dy djemtë e tij kanë dhunuar të afërmen e tyre së bashku me vajzën e saj të mitur.
Sipas informacionit të bërë publik nga Policia, në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit L. O., 39 vjeç, dhe dy djemtë e tij O. O., 19 vjeç dhe tjetri 17 vjeç.
Tre të dyshuarit, babai dhe dy djemtë, akuzohen se kanë goditur motrën e 39-vjeçarit, shtetasen L. M., 43 vjeçe, (halla e dy djemve) si edhe vajzën e saj të mitur.
Për tre personat e përfshirë në ngjarje kanë nisur hetimet dhe marrja në pyetje për të zbardhur shkaqet e dhunës./ Zoom.al
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C

