zoom

Të gjitha

VIDEO/ Fansja shokon këngëtaren Pink, i hedh në skenë hirin e nënës së vdekur

VIDEO/ Fansja shokon këngëtaren Pink, i hedh në skenë hirin e nënës së vdekur

Këngëtarja Pink është përballur me një situatë të sikletshme, ku teksa po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur. Ajo u trondit teksa po performonte në koncertin e saj “British Summer Time”, në Londër.

Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës.

“A është kjo nëna jote”, e pyeti ajo fansen e paidentifikuar.

“Nuk e di se si ndihem për këtë”, tha Pink, përpara se të vendoste hirin e supozuar në skenë dhe të rifillonte performancën e saj të “Just Like a Pill”.

43-vjeçarja vijon turneun e saj nëpër botë, duke përfshirë shumë ndalesa në SHBA, përpara se ta mbyllë atë në muajin mars të 2024 në Australi.