zoom

Bota

VIDEO/ Atentati ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, pamje nga shpërthimi me eksploziv

VIDEO/ Atentati ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, pamje nga shpërthimi me eksploziv

Dalin pamjet nga atentati ndaj gazetarit investigativ dhe prezantuesit të “Report”, Sigfrido Ranucci.

Makina e tij dhe e së bijës, të parkuara pranë banesës, u shkatërruan mbrëmjen e së enjtes nga një shpërthim me bombë.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment, informojnë mediat italiane.

Raportohet se pajisja shpërthyese përmbante afërsisht një kilogram eksploziv dhe u vendos pranë makinës së prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci. 

Hetimet fillestare tregojnë se eksplozivi ishte vendosur midis mjetit të gazetarit dhe një porte.

Karabinierët po hetojnë ngjarjen, ndërsa kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë kapur vendosësin e bombës.

Postime të lidhura