Aplikacion
Drejtuesi i emisionit investigativ “Report” në RAI 3, gazetari Sigfrido Ranucci, ka reaguar pas komenteve të shumta se përse nuk u shfaq mbrëmë dokumentari për Shqipërinë.
Vetë Ranucci dhe drejtuesit e RAI-t kishin lajmëruar se do të shfaqej pjesa tjetër e dokumentarit për Shqipërinë.
Ranucci iu përgjigj një komenti për këtë çështje, duke thënë se dokumentari do të transmetohet.

“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës”, shkruan ai teksa u përgjigjet të interesuarve në komente.
Kujtojmë se pjesa e parë e këtij dokumentari tronditi në themele qeverisjen e Edi Ramës. Ky i fundit nisi një sulm frontal ndaj medias italiane.

Prej 21 prillit emisioni për marrëveshjen e emigrantëve me pika të errëta, roli si “kumbar” i sekretarit të Ramës, Engjëll Agaçi dhe tangentet e krimit në qeveri, ka ndezur debate të ashpra politike dhe akuza. Opozita ka kërkuar edhe interpelancë me kryeministrin Rama, teksa ky i fundit e refuzoi. /ZOOM.AL/
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit