Aplikacion
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, dy shpërthime të njëpasnjëshme shkatërruan makinat e gazetarit dhe prezantuesit të “Report”, Sigfrido Ranucci-t dhe vajzës së tij.
Makinat, të parkuara krah për krah para shtëpisë, u përfshinë nga flakët dhe u shkrumbuan plotësisht.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua: vajza e gazetarit kishte hyrë në shtëpi vetëm gjysmë ore para shpërthimeve.
Gazetari, megjithatë, ishte kthyer së fundmi në shtëpi. Natyra e pajisjes së përdorur është ende e paqartë. Shpërthimet dëmtuan gjithashtu portën e hyrjes në shtëpi. Vazot dhe bimët në afërsi u shkatërruan gjithashtu.
Karabinierët po kontrollojnë zonën për kamera mbikëqyrjeje që mund të ofrojnë detaje të dobishme.
Sigfrido Ranucci kujtojmë që ka hetuar mbi marrëveshjen Rama–Meloni për strehimin e të burgosurve në kampet në Shëngjin dhe Gjadër.
“Report” analizoi aspektet politike e financiare të kësaj marrëveshjeje të diskutueshme mes Romës dhe Tiranës.
Gjithashtu Rigfrido Ranucci i kushtoi disa reportazhe Shqipërisë dhe lidhjeve të qeverisë Rama me krimin.
Gazetari italian solli edhe dëshmi nga ish-zv.kryeministri në kërkim Arben Ahmetaj, se si kryeministri Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin./Zoom.al