Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në aksin Fier-Levan.
Një 31-vjeçar, drejtues i një mjeti tip “Volkswagen” humbi kontrollin, duke dalë nga rruga.
Për pasojë, ai përfundoi në kanal së bashku me makinën.
Shoferi mori plagë në trup dhe u dërgua menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia po heton për të zbardhur pse ndodhi aksidenti.
Aksident i rëndë te Unaza e Madhe. Betonierja bie nga rrethrrotullimi në Sauk, dyshohet për viktima